Rikthehen maskat në Bullgari

Nga sot përdoren me detyrim në vende të mbyllura

Maskat në ambjente të brendshme janë kthyer sërish të detyrueshme në Bullgari dhe në disa shtete evropiane. Të gjithë personat, kur ndodhen në vende të mbyllura duke përfshirë institucionet mjekësore, farmacitë, objektet tregtare, mjetet e transportit për transport publik, stacionet hekurudhore, të autobusëve, aeroportet, stacionet e metrosë, duhet qe të vendosin maskë mbrojtëse për fytyrën. Nisur nga fakti se rastet e të infektuarve me COVID-19 janë rritur ndjeshëm pothuajse të gjitha qytetet bullgare kanë hyrë në zonën e kuqe.

Shtimi rasteve me Covid-19 paralajmëron një vjeshtë dhe dimër sfidues në kontinentin Evropian.

Autoritetet shëndetësore kanë konstatuar një trefishim të rasteve të reja me COVID-19 gjatë 6 javëve të fundit, me afër 3 milionë raste të reja të raportuara vetëm javën e kaluar, që përbën gati gjysmën e të gjitha rasteve të reja në nivel global.

Gjithsesi sipas OBSH-se normat e shtrimit në spital për shkak të COVID-19 janë dyfishuar ndërsa shtrimet në njësinë e kujdesit intensiv deri më tani kanë mbetur relativisht të ulëta. Sidoqoftë, ndërsa nivelet e infeksionit në grupet e moshuara vazhdojnë të rriten, Jane rreth 3000 evropiane që po vdesin nga COVID-19 çdo javë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share