close
Vendi

RIKTHEHEN NË FUQI MASAT KUNDËR NDOTJES

CF17A8FE-D62C-4E22-81A2-F73BEB13A157

NDOTJE ALARMANTE E AJRIT NË TETOVË, KAVADAR, KUMANOVË…


Për shkak të ndotjes enorme të ajrit, dy ditë njëra pas tjetrës, hyjnë në fuqi masa të vecanta në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar. Masat parashikojnë t`u rekomandohet punëdhënësve që t`i lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjec si dhe ata me sëmundje kronike.

Personat mbi 60 vjec nga Tetova, Kavadari dhe Kumanova, si dhe gratë shtatzana, personat me astmë kronike, me sëmundje të zemrës, pa marrë parasysh moshën, me rekomandim të mjekut amë lirohen nga obligimet e punës për shkak të tejkalimit të pragut të grimcave PM10 dhe rritjen e ndotjes së ajrit.

Ministria e Ambientit Jetësor bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë rekomandojnë edhe riorganizimin e orarit të punës, kurse personat që punojnë në ambiente të hapura të punojnë nga ora 11.00 deri 17.00.

MINISTRIA E AMBIENTIT JETËSOR

“Nuk rekomandohet organizimi i garave sportive dhe manifestimeve tjera në ambiente të hapura. Rekomandohet që të sigurohen kushte për aktivitete të shtuara të shërbimeve për ndihmë urgjente mjekësore, vizita shtëpiake dhe shërbim patronazhi”

Qeveria ka ngarkuar të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, Ndërmarrjet Publike dhe Shoqatat Aksionare pronë të shtetit, si dhe Komunat që të zvogëlojnë deri në 50% përdorimin e veturave zyrtare dhe të sigurojnë kufizime të punëve në objektet ndërtimore.

Inspektorati për Ambient Jetësor duhet të fillojë me kontrollet e shpeshtuara të instalimeve që posedojnë lejen –A, të zbatojë matje kontrolluese të emisioneve të substancave ndotëse në ajrin ambiental me laboratori të akredituar, me qëllim të vërtetimit nëse zbatohen masat dhe kushtet e Lejes lidhur me ndotjen e ajrit.

Komunat janë të obliguar t`i zbatojnë masat e sipas rregullave në planet afatshkurtëra apo masat afatshkurtëra që janë miratuar në Këshillat Komunale. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia