close
Showbiz

RIKTHEHET BLEONA: OPINIONISTE E LOVE STORY 2 NË TV KLAN

BQ

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu rikthejnë Bleonën në LOVE STORY 2! Ditën e hënë, LOVE STORY ndez motorët e sezonit të dytë në televizionin KLAN.

Përgjatë këtyre javëve produksioni ka zbuluar pak nga çfarë do të shohim të hënën në ekran, që nga Love Story Daily e deri te emrat e njohur që do jenë pjesë. Mirëpo, misteri i opinionistit të tretë përfundoi.

Faqja zyrtare e Love Story në Instagram ka treguar emrin e opinionistit të tretë, që është as më pak e as më shumë se Bleona!

Këngëtarja shqiptare rikthehet në Tiranë pas një periudhe të gjatë mungese, por këtë herë është dashuria ajo që e sjell në vendlindje… e kush tjetër veçse Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut mund ta bënte këtë?

Me ndryshime në formulë, me kastin e zgjeruar, me emrat pjesëmarrës, LOVE STORY pritet të kthehet në programin tuaj të dashurisë: çdo të hënë, në orën 20:10 dhe çdo ditë në orën 16:05, në Tv Klan!/tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia