close
Kulture

RIKTHEHET FILMI “MATRIX”, QË NGA 22 DHJETORI NË KINEMA

glitch

Ishte padyshim një kulm i kinemasë: 1999-ta me filma sipërfaqësisht të ndryshëm si “Fight Club”, “Office Space”, “Being John Malkovich” etj. Matrix ishte aq ndikues sa bindi disa fansa se premisa e saj qendrore ishte reale. Në dokumentarin e këtij viti “A Glitch in the Matrix”, regjisori Rodney Ascher interviston një kast të tërë njerëzish që besojnë pikërisht atë gjë, se ne në fakt jemi në Matrix.

Është adhuruar edhe sot e kësaj dite, siç dëshmohet nga mania që rrethon publikimin e një pjese të re të Matrix – The Matrix Resurrections – në fund të këtij muaji. Sipas titullit të tij, filmi i katërt i serisë premton të kthejë nga vdekja tre nga personazhet e tij më të dashur, me hakerët me prirje romantike Neo i luajtur Keanu Reeves dhe Trinity i luajtur nga Carrie-Anne Moss.

Sfida është të përpiqesh të imagjinosh diçka kaq të çuditshme dhe të vështirë për t’u parashikuar, dhe t’i bësh njerëzit të besojnë se mund të ndodhë me të vërtetë”, thotë Neal Stephenson. “Ndoshta shoqëria jonë tani është aq e ngjashme me atë të portretizuar në realitetin kibernetik saqë ne jemi fiksuar duke parë reflektimin tonë”.

“The Matrix Resurrections” shfaqet më 22 Dhjetor në kinema dhe në HBO Max në SHBA.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia