“Rikthehet” futbolli, në tri kampionate elitare të Europës

Nga  dita e sotme, zyrtarisht do të nis sezonin i ri i garave 2022/23 në tri liga elitare evropiane; Ligën Premier, Bundesliga dhe Ligue 1.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo do të thotë se pritjes i erdhi fundi tashmë dhe klubet janë gati për edicionin e ri garues në kampionatet e tyre përkatëse.  Sipari në kampionatin kryesor të futbollit anglez  hapet me  ndeshjen Crystal Palace-Arsenal, e caktuar që të luhet në orën 21:00, teksa vlen të theksohet se “The Gunners” vijnë në këtë edicion me përforcime të shumta dhe të “frikshme”.

Sezoni i ri do të nis edhe në Bundesligë gjermane  dhe  në Ligue 1 të Francës.

Bundesliga e ngre siparin me përballjen Eintracht Frankfurt-Bayern Munich në orën 20:30, në stadiumin  “Deutsche Bank Park”, me kampionët e Gjermanisë që kërkojnë mbrojtjen e titullit .

Në kampionaitn LIga 1 të Francës sfida e parë e sezonit të ri është ajo mes Lyon -Ac jaccio që fillon në orën 21:00. Vendasit në kët  sfidë me ekipin që u ngjit këtë sezon në elitë do kërkojë me patjetër të qëndrojë për më shumë se një sezon në Ligue 1.

Si do që të jetë  këto  ndeshje  të tre  ligave  elitare  në futbollin europian  poritet të japin emipocione për tifozët e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share