close
Sport

RIKTHEHET MAGJIA NË LIGËN E KAMPIONËVE

VAR

Rregulli me VAR-in ndryshon gjithçka!


Faza e tetës e finales në Ligën e Kampionëve rikthehet nesër në orën 21:00 me ndeshjet Roma – Porto dhe Mançester Junajted – PSZH.

Për herë të parë në këtë fazë do të përdoret teknologjia në fushë. Që nga ndeshjet e nesërme VAR do jetë prezent deri në finalen e madhe në “Wanda Metropolitano”, në Madrid të Spanjës.

VAR do të përdoret, por asistentët që do jenë në këtë dhomë nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në të gjitha episodet. Asistët që kanë të drejtë të ndërhynë për të ndal lojën nga dhoma e VAR-it të miratuara nga UEFA, janë: Në rastin e golave; Në rastin e incidenteve në zonën e penalltisë; Tek kartonat e kuq  dhe Gabime në identifikimin e lojtarëve.

 

  • Ekipi VAR do të kontrollojë të gjitha situatat që ndryshojnë ndeshjen, por do të ndërhyjnë vetëm për gabime të qarta dhe të dukshme. Arbitri mund të ndalojë lojën, ndërsa një vendim është duke u shqyrtuar.
  • Nëse rishikimi i VAR-it jep prova të qarta për një gabim serioz në një nga situatat që ndryshojnë lojën, VAR-i mund t’i kërkojë gjyqtarit të kryejë një rishikim në terren. Vendimi përfundimtar mund të merret vetëm nga gjyqtari.
  • VAR është gjithashtu në gjendje të marrë parasysh çdo shkelje që mund të ndodhë në ndërhyrjen e menjëhershme të incidentit.
  • Për vendimet “faktike” (p.sh. pozicion jashtë loje, faulle brenda apo jashtë zonës së penalltisë), VAR thjesht mund të informojë gjyqtarin për këto fakte dhe nuk është e nevojshme për të parë ekranin në terren, por gjithmonë është arbitri që merr vendim përfundimtar.
  • Procesi i rishikimit në terren do të komunikohet brenda stadiumit duke përdorur ose ekranet e stadiumit ose sistemin publik të njoftimit.
  • Për shkak se VAR po përdoret, nuk do të ketë gjyqtarë, asistentë shtesë.

Përveç kësaj, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi gjithashtu të përdorë VAR-in në finalen e vitit 2019 në Europa League, finalet e Nations League në 2019 dhe turneun final të Kampionatit Europian. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia