close
Sport

RIO 2016: BASKETBOLLISTËT E SHBA-së TRIUMFOJNË NDAJ VENEZUELËS

usa

Tjetër paraqitjeve fantastike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në basketbollin e meshkujve. Dream Team fitoi me një lehtësi të jashtëzakonshme edhe ndeshjen e dytë në Olimpiadën e Rio de Janieros duke blinduar vendin e parë në grupin A. Pas triumfit ndaj Kinës skuadra e trajnerit Mike Kryzyzewski kaloi me shifrat e thella 113-69 Venezuelën.

Pikëshënuesi më i mirë i sfidës ishte basketbollisiti i Indiana Pacers, Paul George me 20 pikë të realizuara i ndjekur nga Jimmy Butler, Kevin Durant dhe Carmelo Antony. Kalimi i grupit është pothuajse i sigurtë për amerikanët pas suksesit ndaj Venezuelës por nëse vazhdon me këto ritme Dream Team me siguri do të bëjë të sajën medaljen e tretë të Artë radhazi. Në dy sfidat e tjera të grupit A kishte festë për Francën dhe Australinë që mposhtën Kinën dhe Serbinë. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia