close
Sport

RIO 2016: ELIMINOHET SERENA WILLIAMS

serena williams

Tenistja amerikane, Serena Williams, e cila e mbronte medaljen e artë nga olimpiada e kaluar, është eliminuar me humbjen shokuese nga tenistja ukrainase, Elina Svitolina.

Numri një i botës u mposht 6:4 dhe 6:3 nga 21 vjeçarja e cila është e 20’ta në listën e lojtarëve më të mira në botë.

Në gjysmëfinale do të takohet me tenisten çeke, Petra Kvitova, që dy herë ishte fituese e turneut të njohur, Wimbledon.

Svitolina është shprehur tejet e lumtur që eliminoi tenisten më të mirë në botë, e cila tha se ky është një moment i veçantë për të. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia