close
Sport

RIO 2016: MAQEDONIA ME PESË NDËRSA KOSOVA ME TETË PJESËMARRËS

Partizani

Komiteti olimpik i Maqedonisë, ka njoftuar se në Lojërat e 31-ta olimpike Verore, Rio 2016, ka konfirmuar së do të prezantohet vetëm me 5 sportistë, edhe pse asnjëri nga ata nuk e plotson normën olimpikë por do të marin pjesë në bazë të principit universal apo në bazë të ftesës, që do të thotë nga dy sportistë në not dhe ateltikë. Riste Pandev dhe Drita Islami në ateltikë, Anastasia Katerina Bogdanovski në not, Nina Ballaban në qitje dhe Katerina Nikolloska në Xhudo. Udhëheqës i delegacionit olimpik do të jetë drejtori sportive i komiteti olimpik të Maqedonisë, Vlladimir Bogojevksi.

Ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur që në Lojërat Olimpike Verore të prezantohet me 8 sportistë, në mesin e të cilëve edhe xhudistja e njohur Majlinda Kelmendi e cila ka të plotësuar normën olimpike. Ndërsa Shqipëria do të marrë pjesë me 5 sportistë: dy atletë, dy notues dhe një peshëngritës. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia