close
Sport

RIO 2016: MURRAY FITON TË ARTËN NË DY OLIMPIADA RADHAZI

Andy Murray

Tenisti britanik Andy Murray ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” në lojën teke, duke mundur 3-1 në finale argjentinasin Juan Martin Del Potro, që mori të argjendtën. Murray mbron të artën fituar 4 vite më parë në Londër, duke u bërë kështu tenisti i parë mashkull që fiton dy medalje të arta radhazi në Olimpiada.

Argjentinasi, që në këtë turne pat eliminuar Djokovicin e Nadalin, nuk arriti të bëjë mrekullinë edhe me Murray, më i freskët, ndërsa Del Potro ndjeu lodhjen e gjysmëfinales. Gjithsei, Del Potro, që rikthehej në aktivitet pas një mungese të gjatë, bëri një paraqitje të mirë, duke u larguar me medaljen e argjendit. Medalja e bronzit u fitua nga tenisti japonez Kei Nishikori, që mundi 2-1 Rafael Nadal (6-2, 6-7, 6-3). /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia