close
Sport

RIO 2016: SHARAPOVA JASHTË OLIMPIADËS

sharapova

Maria Sharapova nuk do të marrë pjesë në Lojëat Olimpike “Rio 2016”. Shkak është bërë shtyrja e seancës dëgjimore në Gjykatën e Arbitrzhit Sportiv për tenisten Ruse dhe nisur nga ky fakt kampiones do t’i duhet të qëndroje larg olimpiadës së Brazilit.

Ish numri një i botës rezultoi pozitive me doping dhe u dënua me dy vjet pezullim, por ajo nuk ka qenë aspak dakord me këtë vendim, duke e apeluar në Lozanë. Palët ranë dakord që seanca të shtyhet në mënyrë që të kenë më shumë kohë për të analizuar cështjen si dhe të mbledhin prova.

Si afat kohor është lënë data 18 Korrik deri më 19 Shator, në mënyrë që Maria Sharapova të këtë mundësi të fitojë betejën e saj ndaj vendimit të dhënë.

KAS gjithashtu ka sqaruar se ishin palët në proces që kërkuan më shumë kohë në dispozicion në mënyrë që të kishin mundësi të analizonin çështjen me detaje kështu mungesa e Sharapovas do të jetë një humbje e madhe për Olimpiadën pasi në vitin 2012 ajo u shpall nënkampione olimpike. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia