close
Sport

RIO 2016: SOT FILLOJNË LOJËRAT OLIMPIKE VERORE

2016_Rio_Summer_Olympics

 

Bota sonte do t’i ketë sytë kah Brazili. Në gjigantin brazilian ‘Maracan’ zyrtarisht do të hapen Lojërat e 31-ta Olimpike, ku tashmë në Rio de Janiero janë mbi 10 mijë sportistë që synojnë të fitojnë medalje.

Brazili hyn në historinë e Lojërave Olimpike si i pari vend amerikanolatin që organizon ngjarjen më të rëndësishme sportive. Në këtë eveniment të madh sportiv do të ndahen hiq me pak së 306 medalje për sportistët që prekin rezultatet më të larta në 16 disiplina sportive që do të zhvillohen në rajonet e Barres, Deodoros, Maracanase dhe Copacabanes.

Mbi 10 mijë sportistë tashme janë vendosur në Parku Olimpik dhe Paraolimpik në Barra, i cili ka një sipërfaqe prej 1.18 milionë m2. Pjesë e Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’ për herë të parë do të jetë edhe Kosova.

Tetë sportistë të prirë nga kampionia e botës, Majlinda Kelmendi do të përfaqësojnë shtetin më të ri në botë. Krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi konsiderohet favorite për të rrëmbyer medalje në ‘Rio 2016’, e që do të ishte medalja e parë për Kosovën nga një ngjarje kaq masovike. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia