close
Sport

RIO 2016: SUEDIA DHE BULLGARIA ME NGA DY SPORTISTË SHQIPTARË

Paris Saint-Germain v VfL Wolfsburg  – UEFA Womens Champions League Semifinal

Te Suedia, janë dy futbollistë. Pjesë e ekipit të meshkujve është Astrit Ajdareviq, kurse pjesë e ekipit të femrave, e mirënjohura kosovare Asllani.

Përderisa Ajdareviq do të debutojë në Lojërat Olimpike, për Asllanin, që luan me Manchester Cityn, është hera e dytë që paraqitet në këtë ngjarje. Asllani ishte pjesë e Suedisë edhe në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.

Edhe Bullgaria në ekipin olimpik ka përfshirë dy shqiptarë, Elis Gurin në mundje dhe Linda Zeqirin, në badminton. Guri 33-vjeçar, është i lindur në Shkodër dhe merr pjesë në kategorinë deri në 98 kilogramë në stilin greko-roman.

Për Gurin kjo do të jetë paraqitja e tretë në Lojërat Olimpike, ndërsa hera e dytë që përfaqëson Bullgarinë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia