close
Sport

“RIO 2016”: ZYRTARISHT U SHPALLËN TË HAPURA LOJËRAT OLIMPIKE 

RIO 2016

Në Rio de Zhaniero të Brazilit kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike Veror Rio 2016.  Ceremonia e hapjes u zhvillua në stadiumin e famshëm të Marakanas. 206 janë shtetet që marrin pjesë në këtë olimpiadë me rreth 12 mijë atletë, prej të cilave 6200 meshkuj dhe 5100 sportiste femra.

Ceremonia e Hapjes së kësaj Olimpiade ka kushtuar 10 herë më lirë se sa ceremonia e hapjes së Olimpiadës së fundit në Londër 2012.

Ndërkohë që gjithë përgatitjet për Olimpiadën i kanë kushtuara Brazilit rreth 4.58 miliardë dollarë.
Do të ketë 28 sporte, dy prej tyre janë të rinj në këtë Olimpiadë, si golfi që rikthehet pas 112 vitesh dhe një sport i ri që është rragbi.

Ndërkaq skuadrat më të mëdha Olimpike janë Shtetet e Bashkuara me 556 sportistë, të ndjekur nga Brazili me 469, Gjermania me 424, Australia 421 dhe Kina 404, ndërkohë që Shqipëria merr pjesë me 6 sportistë.

Gjithsesi ka edhe një skuadër më të vogël që konsiderohet më e vogla e Olimpiadës, ato janë Ishujt e Paqësorit të Jugut, të cilat kanë vetëm një sportist që do të marrë pjesë në garën e 100 m atletikë. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia