close
Sport

RIO DE ZHANEJRO: HAPEN LOJËRAT E 31-ta OLIMPIKE

rio-780×439

Janë çelur edhe zyrtarisht Lojërat e 31-ta Olimpike. Ceremonia e hapjes u zhvillua në stadiumin e famshëm të Marakanas. Marrin pjesë 206 shtete me rreth 12 mijë atletë, prej të cilëve 6200 meshkuj dhe 5100 sportiste femra.

Maqedonia në këtë Olimpiadë prezantohet me gjashtë sportistë, Shqipëria me pesë, ndërsa Kosova si  debutese me  tetë sportistë.

Në Lojërat Olimpike Verore vendoset rekord i ri botëror: Koreano-jugori Woojin Kim realizoi 700 pikë nga 720 të mundshme në garën e gjuatjes me hark, në distancën 70 metra. Një paraqitje të shkëlqyer pati edhe shqiptari Gentian Spiri. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia