close
Bota

RIO DE ZHANEJRO: NË BRAZIL ARRIN SHTATORJA E NËNË TEREZËS

2016-08-10_152515

Në Katedralen Metropolitane të Rio de Zhanejro u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Shtatores së Nënë Terezës, vepër e skulptorit Thoma Thomai, dhuratë simbolike e popullit shqiptar për popullin brazilian me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Kardinali Tempesta, duke iu referuar Nënë Terezës si “mëshira e zotit në tokë” e “fruti i popullit shqiptar me gjithë të mirat që i solli njerëzimit”, e quajti mbërritjen e shtatores nga Tirana “një dhuratë të jashtëzakonshme që do t’i japë jo vetëm Katedrales, por gjithë Brazilit vlera të reja shpirtërore, duke përforcuar miqësinë ndërmjet popullit shqiptar dhe atij brazilian”.

Në kuadër të aktiviteteve që do të shoqërojnë në mbarë botën kanonizimin e Nënë Terezës, shtatorja e saj në Rio do të inaugurohet më 10 shtator, duke zënë vendin kryesor të Katedrales Metropolitane. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia