close
Vendi

Riparohet rruga në bulevardin ”VMRO” pasi dje u shemb një pjesë e asfaltit

fewfwefw

Ekipet e Ndërmarrjes publike “Rrugë dhe Rrugica” me urdhër të Qytetit të Shkupit sot riparuan rrugën e dëmtuar në bulevardin “VMRO” ku gjatë ditës së djeshme u shemb një pjesë e asfaltit.

Gjatë natës së kaluar ekipet e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” konstatuan se bëhet fjalë për rrjet të vjetër ujësjellësi që përdorej për ujitjen e parqeve dhe kryen ndërhyrjen e duhur duke mënjanuar defektin.

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” riparimin e rrugës e kryen duke vendosur shtresë tamponi dhe asfalt të ri. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia