close
Top LajmeVendi

Risi në UEJL: Fakulteti i Shkencave Shëndetësore

uejl

70% E TË DIPLOMUARVE JANË PUNËSUAR NË KOMPANI TË NDRYSHME

UEJL sot mirëpriti nxënësit e shkollave të mesme me ofertat e ndryshme të programeve studimore. Nder shumë nxënës Isra dhe Resuli, shohin opsionet më të mira për të ardhmerinë e tyre.

Nga cila shkollë e mesme jeni?

Jam nga shkolla e mesme Zef Lush Marku.

Mendoj që në drejtimin e financave mund të gjej atë që kërkoj andaj erdha sot që të shoh cilat janë opsionet.

 Nxënës

-Sot kemi ardh që të shohim se çfarë na ofron UEJL.

-Po shohim të gjitha drejtimet që i ofron UEJL, dhe do të vendosim, poashtu do i shqyrtojmë edhe ofertat të cilat i ofrojnë me bursë.

 Risi e këtij viti në UEJL është edhe drejtimi më i ri i Shkencave Shëndetësore.

Demush Bajrami – Dekan i fakulteteve filologjik

“Pra, UEJL vazhdon të jetë model, lider, universitet unik, jo vetëm në RMV por edhe në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë në BE dhe SHBA. Ne jemi një universitet që ka një ofertë, një universitet i cili arrin përmes 6 fakulteteve, përfshirë edhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore, ku do të mund të regjistrojmë rreth 1300 studentë.

 Sipas dekanit Bajrami, mbi 70% e studentëve të diplomuar në këtë universitet janë të punësuar në kompani të ndryshme./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia