close
Showbiz

Rita Ora koncert madhështor në 6 Shtator në sheshin “Skënderbej”

rita-ora

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për t’u rikthyer me një koncert madhështor në Tiranë.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në mbrëmjen e 6 Shtatorit, për të festuar Tiranën si Kryeqytetin Europian të Rinisë 2022. Hyrja do të jetë falas për të gjithë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Rita Ora përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që rikthehem në Tiranën time të dashur. Erion Veliaj më ftoi të performoj në një koncert, falas për të gjithë, për të festuar së bashku vitin e Tiranës – Kryeqyteti Europian i Rinisë! Në 6 Shtator, Sheshi Skënderbej”, shkruan Rita Ora.

Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022, një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.

Tirana EYC 2022 paraqitet si një makroprogram prej 365 ditësh, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, që shohin në qendër rininë. Tirana EYC 2022 implementohet nga Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. /tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia