close
Vendi

RIVOTIME NË NJË VENDVOTIM NË DIBËR DHE SHUTO ORIZARË

maqedonia voton

Të dielën në zgjedhjet lokale rivotime nga rrethi I parë do të ketë në dy vendvotime – 0543 në Dibër për Kryetar të Komunës dhe në një vendvotim në Shuto Orizarë për anëtarët e Këshillit.

Gjykata Administrative ka shfuqizuar votimin në këto dy vendvotime pas padive të dorëzuara ndaj vendimit të KSHZ-zë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja “Me vendosmëri për Maqedoninë” që udhëhiqet nga PLD dhe DOM.

Nga KSHZ thonë se rivotimi në Dibër mund të ketë ndikim minimal për zgjedhjen e Kryetarit. Në garë janë Hekuran Duka nga BDI, Bekim Pocesta nga ASH-AAA dhe Petrit Klenja nga PDSH. Pocesta kishte fituar 3.998 vota, Duka 3.713 kurse Klenja 37 vota. Sipas informacioaneve nga koalicioni, Kandidati Pocesta në rrethin e parë nuk kishte fituar për shkak se I mungonin 29 vota. Në këtë vendvotim në Dibër janë të regjistruar 777 qytetarë me të drejtë vote.

Në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë të dielën do të rivotohet për anëtarë të Këshillit dhe paralelisht do të votohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetarin e Komunës. Në këtë vendvotim ka 655 votues.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën më 31 Tetor do të votohet në 44 Komuna, kurse nuk do të votohet në Komunat Mavrovë – Rostushë dhe Qendra Zhupë për shkak të mosplotësimit të censusit ligjor që në votime duhet të dalin së paku një e treta e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia