close
EkonomiVendi

RMV DHE GREQIA NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE PËR GAZSJELLËSIN

18266E06-6B62-466A-84BB-7AE87B5797C4

Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Ministri grek për Ambient Jetësor dhe Energji, Kostas Skrekas, në Athinë kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e interkonektuesit për gaz natyror.

Bëhet fjalë për një projekt që kap shumën rreth 100 milionë euro, prej të cilëve 54 milionë euro janë në RMV.

Me interkonjektuesin për gaz natyror hapet një mundësi e madhe, jo vetëm për RMV-në, por edhe për Serbinë, Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor me cka do të mundësohet diverzifikimi I gazit natyror.

“Është ky një hap I madh përpara drejt përmirësimit të strukturës energjetike në vendin tonë dhe padyshim se kjo do të kontribuojë në diverzifikimin e furnizimit me gaz natyror, dhe s`do mend edhe rreth stabilitetit në furnizimin me gaz natyror” – ka deklaruar Ministri Bekteshi pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

“Është një Marrëveshje e rëndësishme, do të krijohen me mijëra vende pune gjatë ndërtimit. Rreth 110 milionë euro do të kushtojë ndërtimi I këtij projekti që do të bashkojë dy sistemet për gaz natyror të dy vendeve dhe padushim, kur të fillojë me punë, ky gazsjellës do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomive tona” – ka delaruar Ministri grek Skrekas. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia