close
Top LajmeVendi

RMV FESTON 11 TETORIN – DITËN E KRYENGRITJES

neraboten-den-60629-244891

UROJNË TË GJITHË AKTORËT POLITIK NË VEND


Maqedonia e Veriut sot shënon 11 Tetorin- Ditën e Kryengritjes Popullore. Me këtë rast të gjithë krerët shtetëror dhe aktorët politik kanë dërguar mesazhe urimi për të gjithë qytetarët. Disa prej tyre kanë dërguar urime, të tjerët morën pjesë në evenimente të ndryshme të organizuara në disa qytete. Numri një i shtetit, presidenti Stevo Pendarovski, nëpërmjet një video inçizimi ka theksuar se në luftën nacionalçlirimtare kanë luftuar të gjithë së bashku, ashtu siç të gjithëve në mënyrë të barabartë, tanimë u takon ky shtet.

“Më 11 tetor 1941 partizanët maqedonas e shënuan fillimin e luftës nacionalçlirimtare. U bëmë pjesë e koalicionit antifashist dhe së bashku me të drejtët e tjerë, e zgjodhëm anën e vërtetë të historisë. Lufta e udhëhequr nga partizanët ishte mbarëpopullore dhe mbiideologjike”. Stevo Pendarovski, President

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nëpërmjet urimit të tij, kujtoi kontributin e gjithësecilit në sigurimin e paqes.

“Në luftën kundër të keqes, secili dha kontributin e vet në suazat e mundësive të veta dhe me këtë e ruajti dinjitetin e vet, njerëzinë dhe solidaritetin a mbi të gjitha, siguroi një copë paqe për ndërgjegjen dhe shpirtin e vet, por edhe paqe në botë”. Talat Xhaferi, Kryetar I Parlamentit

Zaev I cili mori pjesë në evenimentin në Kumanovë, mes tjerash nënvizoi se Maqedonia e Veriut, tanimë është një shtet ndërkombëtarisht I njohur.

“Falë këtij sfidimi, sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet ndërkombëtarisht i njohur, me armatë të saj dhe aleate, me valutë shtetërore dhe me të gjitha postulatet e shtetësisë.” Zoran Zaev, Kryeministër

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski si pjesë të urimit të tij, theksoi mes tjerash se sot populli sërish është pa të drejta dhe tregtohet me, siç tha ai,  themelin e shtetit maqedonas dhe luftën e atyre që kanë dhënë sakrificë dhe e kanë sjellur lirinë.

“Më 11 Tetor populli maqedonas qëndroi në anën e vërtetë të historisë, ishte kundër terrorit dhe qëndroi në anën e historisë, ishte kundër terrorit dhe qëndroi në anën e drejtësisë, njerëzimit dhe lirisë.” Hristijan Mickoski, Lider I VMRO-DPMNE-së

Festën e uruan edhe të gjithë aktorët tjerë politik, të bllokut maqedonas dhe shqiptarë. Me rastin e 11 tetorit u organizuan manifestime në Shkup, Prilep dhe Kumanovë ku morën pjesë ministra, deputetë dhe përfaqësues të tjerë të kabinetit qeveritarë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia