Kemi aplikuar për vaksinën kundër COVID-19 përmes mekanizmit COVAX dhe kemi qasje në sasinë përkatëse për të vaksinuar popullatën – ka theksuar Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai ka thënë se është vendosur që kjo të jetë 20% sipas rekomandimit të komitetit për imunizim, nga dy doza e këto janë 800.000 doza, për të cilët tashmë është aplikuar.
“Dje është miratuar sasia jonë. Vaksina e parë që do të arrijë në treg do të jetë njëjtë e distribuar mes vendeve anëtare që kanë aplikuar përmes mekanizmit COVAX. Do të thotë, kur ta marrin vendet e zhvilluara atëherë do ta marrim edhe ne” – ka deklaruar Filipçe. /KlanMacedonia