close
Top LajmeVendi

RMV-ja NË NATO: PRIVILEGJE, POR EDHE PËRGJEGJËSI

Screenshot_6

Presidenti nënshkruan dekretin  


Presidenti Stevo Pendarovski, ka nënshkruar dekretin për shpallje të Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes Atlantike të Veriut. ”Këtë e kemi pritur thuajse 30 vite, por ia vlejti. Le të jetë me fat – ka theksuar Presidenti Pendarovski pas nënshkrimit të dekretit. Në aktin e nënshkrimit morën pjesë studentë të Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” nga Shkupi..

Edhe pse tani ka ngelur vetëm procedura teknike derisa të mbahet ceremonia në Bruksel dhe të vendoset flamuri i RMV-së, kryetari i Këshillit Veri-Atlantik, Ismet Ramadani deklaron se pavarësisht që rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë këto 30 vite, është krenari e madhe për të qenë anëtarë të plotë të NATO-s.

‘Përfundimisht Maqedonia po bëhet pjesë e klubit të shteteve më të pasura, më demokratike, më të fuqishme, si në aspektin politik, diplomatik, ushtarak, dhe kjo është një datë shumë e rëndësishme për RMV-në, dhe definitivisht ndonjëherë nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë suksesi është që t’i takojmë klubit të këtyre shteteve të NATO-s.’ –tha Ismet Ramadani, Kryetar i Këshillit Veri-atlantik.

I pyetur se a duhet t’i frikësohet RMV-ja propagandës ruse, Ramadani përgjigjet: ‘Tani e gjitha që mund të bëhet  është çështje procedurale, dhe nuk ka të bëjë me ndikime politike të cilat mund ta pengojnë RMV të jetë anëtare e plotë, është e vërtetë se propaganda ruse edhe më tutje vazhdon të depërtojë në Ballkan, sidomos në shtetet që aspirojnë për NATO.’ 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 114 vota “pro” dje miratoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Veri-atlantike. Ligji është me veprim të anulueshëm dhe do të hyjë në fuqi pasi Spanja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO. Pas seancës flamuri i Aleancës Veri-atlantike u ngrit para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia