close
Sport

RMV-ja NJË HAP LARG EURO 21

B33613DE-3476-49AC-8FAF-6D9DD94B252E

MUNGESAT VENDIMTARE PËR KOSOVËN


Ndeshja historike në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për një vend në finalen e madhe të Ligës së Kombeve filloi me dominim e Kosovës në pesë minuta e para, duke kontrolluar mirë topin dhe duke kërkuar që të rrezikojnë portën e Dimitrievskit, por pa konkretizuar asgjë.

Në minutën e 16-të, pas një gabimi të mbrojtjes Kosovare, Ristevski ishte i vetëm dhe dërgoi një goditje të plogësht, por që u devijua nga Benjamin Kololli  dhe Maqedonia hapi rezultatin 1-0.

Reprezentacioni i Kosovës rikthehet në lojë në minutën e 30-të, kur pas një gabimi trashanik në mbrojtje nga portieri Dimitrievski, Hadërgjonaj shrytëzoi daljën e tij jashtë porte, për të gjetur rrjetën e zbrazët dhe të barazojë në 1-1.

Por vetëm katër minuta më vonë, përsëri mbrojtja e Kosovës dështoi. Pas një gjuajtje të lirë të Enis Bardhit, topi kaloi të gjithë mbrojtjen dhe gjeti Vellkovskin e vetmuar, i cili gjeti rrjetën e Aro Muriqit, i cili nuk arriti me gjatësinë e tij të ndal goditjen me kokë dhe Maqedonia e Veriut kaloi në epërsi me 2-1.

Deri në fund të pjesës së parë asnjëra nga reprezentacionit nuk pati ndonjë rast më konkret për gol, për tu mbyllur 45 minutat e para me epërsi të Maqedonisë së Veriut 2-1.

Në pjesën e dytë lojtarët e Maqedonisë së Veriut ishin në nivel më të lartë dhe krijuan më shumë raste për gol, duke kontrolluar mesin e fushës dhe duke sulmuar nga dy krahët.

Deri në fund të ndeshjes Maqedonia e Veriut arriti mirë të menaxhojë me lojën për të ruajtur rezultatin 2-1 dhe kështu siguroi kualifikimin në finalen e madhe të Ligës së Kombeve ku do të përballet me Gjerogjinë që fitoi në duelin ndaj Bjellorusisë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia