close
Top LajmeVendi

RMV-ja NXORI MËSIME NGA E KALUARA, SIGUROI VENDIN NË NATO

Screenshot_1

Pendarovski-Gjukanoviq: SHBA-të kthehen në rajon


Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ai u zotua se do ta përkrah Maqedoninë në rrugën e integrimeve euro-atlantike. Të dy presidentët duke komentuar vizitën e Sejretarit amerikan të Shtetit Majk Pompeo, kanë theksuar se SHBA-të po kthehen në rajon.

Maqedonia e Veriut nxori mësimet nga e kaluara dhe siguroi vendin në NATO, duke zgjidhur cështjen e emrit – ka theksuar Presidenti I Malit të Zi Milo Gjukanoviq në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Stevo Pendarovski. Sipas Presidentit Gjukanoviq jostabiliteti në Ballkan është si pasojë e zhvillimit demokratik të rajonit dhe se kjo zgjidhet vetëm me integrimet evropiane.

“Maqedonia e Veriut, për shkaqe tashmë të njohura pas vitit 2008 në Samitin e Bukureshtit, humbi hapin që shumë mirë e kishte trasuar në rrugën e integrimeve, por më duket se disa mësime janë marrë dhe ndërkohë është arritur një progress serioz dhe sot realisht është të pritet që Maqedonia e Veriut të fitojë satisfaksion të plotë nëpërmjet dy veprimeve të bashkësisë ndërkombëtare.” –tha Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Presidenti Pendarovski theksoi se nuk ka paralajmërime se kreu shtetëror bullgar do ta bllokojë datën për negociata me Bashkimin Evropian, kurse pret edhe më tej përkrahje nga Podgorica për rrugëtimin euro-atlantik të Shkupit.

“Presidenti Gjukanoviq më siguroi se përkrahja e Malit të Zi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, kurse bashkarisht konstatuam se është e domosdoshme që BE-ja ta njeh këtë moment dhe Maqedonia e Veriut këtë muaj përfundimisht të marrë datë për fillimin e negociatave aderuese.” -shprehet Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.

Vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Majk Pompeo dy vendeve, Presidenti Gjukanoviq e vlerëson në linjë të pranisë së përforcuar amerikane në rajon, kurse Presidenti Pendarovski theksoi se Pompeo vjen për t`u shprehur mirënjohje vendeve që deri më tani janë në kursin euro-atlantik. /Klan Macedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia