close
Top LajmeVendi

RMV-ja pjesë e platformës rajonale të BE-së për furnizimin me gaz (VIDEO)

kjhhkl

BEKTESHI: JEMI TË PËRFSHIRË NË TË GJITHA NISMAT RAJONALE PËR TË SIGURUAR GAZ

Në një paraqitje në konferencën ndërkombëtare të ministrave të Energjetikës nga Ballkani Perëndimor, bashkë me homologët e tij nga Ukraina, Turqia dhe Azerbajxhani, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se Maqedonia e Veriut është e përfshirë në të gjitha iniciativat rajonale me qëllim që të sigurohet sigurim në furnizimin me gaz dhe të diversifikohen vendet prej të cilave i merr.

KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË

“Maqedonia e Veriut është shtet i vogël në Ballkan, por ne jemi të përfshirë në të gjitha iniciativat rajonale për të siguruar furnizimin me gaz, por edhe diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji. Të gjithë jemi përballur me vendime të vështira në këtë kohë të vështirë, por kohët e vështira sjellin përparim.

Sipas Bekteshit në fazën finale është fillimi i ndërtimit të interkonektorit me Greqinë, si dhe se po bëhen bisedime me Bullgarinë për ndërtim edhe të një konektori.

KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË

“Qëllimi kryesor i këtyre investimeve për lidhjen rajonale të sistemeve energjetike dhe diversifikimin e burimeve të energjisë është konkurrueshmëria më e madhe e ekonomive tona dhe çmimet më të ulëta të energjisë. Aktualisht ndërtimi i interkonektorit me Greqinë është në fazën përfundimtare, ndërsa jemi në bisedime edhe me Bullgarinë për ndërtimin e një interkonektori në Strumicë. Për momentin furnizohemi me gaz vetëm nga një gazsjellës me Bullgarinë me gaz nga “Gazprom”

Në takimin Ministror për energjinë në Sofje u formua platforma e re rajonale e BE-së për furnizimin me gaz në të cilën përfshihen edhe vendet nga Ballkani Perëndimor. Në këtë platformë merr pjesë edhe Maqedonia e Veriut. Platforma e re rajonale në kuadër të Platformës Gjithëpërfshirëse të BE-së synon të adresojë nevojat rajonale të gazit dhe energjisë, infrastrukturën, çmimet dhe të reduktojë varësinë nga burimet ruse të energjisë. Platforma e Sofjes do të koordinojë planet në rajon, furnizimet ndërkombëtare dhe gjithashtu do të kontribuojë në sigurinë energjetike në rajon. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia