close
EkonomiTop Lajme

RMV-KOSOVË: SFIDAT E BASHKËPUNIMIT EKONOMIK

DBF3C103-9246-4A3F-8F0A-86BE1E9FE006

BEKTESHI: QYTETARËT TË CILËT NUK JANË NË LISTË QË RË PARAQESIN ANKESA


 Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme priti në takim delegacion nga Kosova të udhëhequr nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Vesel Krasniqi. Ministri Kreshnik Bekteshi theksoi se mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës gjithmonë ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer dhe ceku se bashkëpunimi i tillë do vazhdoj edhe më tej në shumë sfera.

Temat që u diskutuan në takimin mes Ministrit të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi dhe Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Vesel Krasniqi ishin të fushave të ndryshme e ndër to si më të rëndësishme u përmendën ato të fushës së turizmit ,industrisë dhe teknologjisë.

 VESEL KRASNIQI – MINISTËR I TREGTISË DHE INDUSTRISË – KOSOVË

 “Ne edhe më herët kemi realizuar takime të përbashkëta përmes dikastereve tona ku jemi dakorduar që në takim të përbashkët të të dyja qeverive që është planifikuar më 25 janar ti arrijmë disa marrëveshje në fushën e ekonomisë dhe tregtisë. Ne biseduam edhe për mallrat strategjike të cilat janë të një rëndësie të madhe për të dyja vendet, mallra të cilat kalojnë tranzit përmes Maqedonisë së Veriut poashtu edhe përmes Kosovës dhe së bashku do ngrisim edhe më shumë angazhimin e përbashkët për kontroll më të fuqishëm të mallrave që kalojnë në të dyja vendet ,”

 

Ministri Bekteshi foli edhe për  ndihmën prej 6000 denarëve mbështetje nga  qeveria për kategoritë e ndyshme të qytetarë, mbështetje kjo që kishte shkaktuar reagime tek shumë qytetarë të cilët nuk e kanë gjetur emrin e tyre në listë. Bekteshi siguroi se të gjitha ankesat do të shqyrtohen dhe do të ketë një përgjigje. Ata që plotësojnë kushtet do të jenë në listë.

KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË

Me grupin e tretë të masave ekonomike, të gjitha ankesat e paraqitura nga qytetarët u kontrolluan dhe morën përgjigje dhe kur kishte lëshime, qytetarët u shtuan listave shtesë dhe fondet u paguan në kartat e tyre të pagesës. Kështu do të jetë edhe tani.

Bekteshi shtoi se kontrolli nëse dhe si do të përdoren fondet do të bëhet nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, por u shpreh I bindur se masa do të ketë ndikim të madh në konsumin privat dhe të shitjes se produkteve vendase, dhe se, siç tha ai, të dhënat do të tregojnë për tremujorin e katërt të vitit kur do të publikohen. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia