close
Top LajmeVendi

RMV-MALI I ZI: BASHKË NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR

638FE83F-3125-43CD-9C67-704BA4A2622B

A U ARRATIS GRUEVSKI NËPËRMJET MALIT TË ZI?


Ministri malazez i Punëve të Brendshme, Sergej Sekulloviç ishte mysafir i Oliver Spasovskit.
Nënshkruan memorandum për bashkëpunim në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, por ishin të kënaqur edhe nga bashkëpunimi i deritanishëm.
SERGEJ SEKULLOVIQ, MINISTËR I BRENDSHËM I MALIT TË ZI

Në aspekt të shkëmbimit të informacioneve, bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm. Gjatë vitit 2020 mes birove nacionale të Interpolit kemi shkëmbyer rreth 540 informatave. Sektorët tanë që merren me krimin organizuar kanë pasur disa aksione të suksesshme.

Por kur bëhet fjalë për shkëmbimin e informacioneve për ikjen e Nikolla Gruevskit…

SERGEJ SEKULLOVIQ, MINISTËR I BRENDSHËM I MALIT TË ZI

Sa i përket pjesës së parë të pyetjes tuaj, në këtë moment nuk mund që tu përgjigjem sepse nuk kam informata të sakta.

Spasovskit iu deshtë të përgjigjet edhe në njëmbëdhjetë pyetje tjera për çështje që u ngritën nga gazetarët. Përgënjeshtroi informatat se ka refuzuar takim me drejtorin e Agjencisë për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Tha se do të forcohen masat që mos të ketë grumbullime për festat fetare që po vijnë, e ka kërkuar edhe nga Kisha ortodokse që mos të ketë organizime. Në të gjitha përgjigjet ishte i saktë shpjegoi në detaje të gjitha çështjet për gazetarët, përpos për ligjin për shtetësi. U pyet se kur do të jetë i gatshëm propozim-ligji, e ai u përgjigj kështu…

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËM

Kur do të propozohet ligji i ri për shtetësi?
Kur të jetë gati!

Spasovski informoi se po intensifikohet dinamika edhe në procesin e vetingut. Në periudhën në vazhdim tha se do të fillohet edhe me “pastrimin” siç e quajti ai edhe në polici. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia