close
EkonomiTop LajmeVendi

RMV: Nga mesnata çmimi i benzinës rritet për 2,5 denarë, dizeli për 3 denarë

derivate

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që nga mesnata çmimi i benzinës do të rritet për 2,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës do të rritet për 3 denar.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 2,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е-V) rritet për 3,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,293 den/kg dhe do të jetë 53,587 den/kg.

Nga data 5.5.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 90,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 87,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,587 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 5.5.2022.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia