close
Top LajmeVendi

RMV: PREJ SOT “E DIELA DITË JO PUNE”

Screenshot_6

SHUMICA E BIZNESEVE KANË RESPEKTUAR LIGJIN

Të dielen e parë të vitit, numri më i madh i sektorit privat i’u kanë bindur ndryshimeve të reja të Ligjit për marrëdhënie pune, sipas të cilave, e diela bëhet ditë jopunë për pjesën më të madhe të veprimtarive.

Nga pamjet që arritëm të marrin në Qarshinë e Shkupit televizioni KlanM mund të vërehet që pjesa më e madhe e dyqane ishin të mbyllura. Megjithatë, kishte edhe prej atyre që ishin të hapura. Ata të cilët kishin vendosur  që të punojnë edhe sot, nuk pranuar që të japin prononcim para kamerave, apo të thonë qëndrimin e tyre nëse pajtohen ose jo me këtë ligj.

Inspektorati Shtetëror i Punës, i cili është kompetent për të kontrolluar implementimin e ligjit, konfirmuan për TV Klan se, ekipet e tyre sot do të jenë gjatë gjithë ditës në terren, për të kontrolluar nëse ligji respektohet nga sektorit privat, por edhe për t’iu përgjigjur denoncimeve që mund t’i marrin.

Ligji për marrëdhënie pune, parasheh që e diela të jetë ditë jopune për të gjithë punëtorët, përpos për një pjesë të punëtorëve në veprimtaritë ku nuk mund të ndërpritet procesi i punës.

Punëtorët të cilët do të punojnë ditëve të diela, do të marrin mëditje më të lartë për më së paku 50 përqind nga mëditja e rregullt. Po ashtu do të marrin edhe ditë të lirë që do ta shfrytëzojnë në shtatë ditët e ardhshme. Ata punëtorë të cilët do të punojnë të dielen, punën duhet ta paraqesin në Inspektoratin Shtetëror, si organ kompetent i zbatimit të ligjit.

 Ligji për marrëdhënie pune

“Punëdhënësit që do të shkelin ligjin u ndalohet puna prej 15 ditësh dhe u lëshohet urdhërpagesë për shkelje. Nëse punëdhënësi e përsërit shkeljen e njejt në afat prej një viti, ndalesa për punë do të jetë 30 ditë. Në periudhën e ndalesës së punës, punëdhënësi do të ketë për detyrim t’u paguaj kompensim punëtorëve pagë me vlerën e pagës së dhënë muajin paraprak dhe më pas, nuk guxon që të ulë numrin e punëtorëve”.

Me ndryshimet e reja janë përfshirë rreth 92% të punëtorëve, ndërsa 8% punojnë në veprimtaritë të cilët nuk ndërpriten transmetojn klanM.

Denoncimet në lidhje me shkeljet rreth këtij ligji, mund të bëhen në internet faqet e Inspektoratit Shtetëror të Punës në formë anonime apo si denoncim me identitet të njohur, me dorëzimin e denoncimit të arkivat reparteve rajonale dhe në qendrën e ISHP./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia