RMV: Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,40% në raport me vendimin e datës 1.7.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,860 %, te nafta për 1,390 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,407 % dhe te mazuti ka rritje për 0,959% .
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 dhe i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,422 den/kg dhe tani do të jetë 53,727 den/kg.
Nga data 5.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 108,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 110,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 103,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 102,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,727 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e
mëparshme, është më i lartë për 0,201%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 5.7.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve
të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share