close
Vendi

RMV-SHQIPËRI: MARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIM FITOSANITAR

A6713F31-F3A2-4860-832C-EBD365D35A77

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Arjanit Hoxha dhe homologu i tij i Republikës së Shqipërisë Bledi Çuçi kanë nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Fitosanitar.

Sic thuhet në një komunikatë nga Ministria e Bujqësisë, me këtë marrëveshje Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria hedhin një hap përpara në bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fushën e këmbimit të produkteve bujqësore. Pas nënshkrimit, vijon komunikata, dy ministrat u shprehën se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për krijimin e një korridori krejtësisht të lirë për qarkullimin e produkteve bujqësore në të dy vendet dhe një hap më tej drejt iniciativës strategjike të Shengenit Ballkanik për zhvillimin e rajonit tonë.

Gjatë takimit dy ministrat kanë paralajmëruar fillimin e bisedimeve për dy marrëveshje mjaft të rëndësishme për dy shtetet, Marrëveshja për Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespën e Madhe, si dhe Marrëveshja për Tregtimin e Kafshëve të Gjalla dhe Produkteve me Origjinë Shtazore, të cilat do të nënshkruhen gjatë një periudhe të mëvonshme pasi të finalizohet i gjithë diskutimi në nivel teknik mes palëve dhe të dakordësohen draftet – thuhet mes tjerash në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia