close
Rajoni

ROMANO PRODI: SHQIPËRIA TË INTEGROHET NË BE

Romano-Prodi

Ish-kryeministri i Italisë beson se BE duhet të vijojë zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor


Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, është shprehur se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet me integrimin e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për mediat italiane, Prodi tha se nëse BE dëshiron të kalojë krizën e thellë në të cilën është futur, duhet të përfshijë brenda tij Ballkanin Perëndimor.

Do ta përfundoja me zgjerimin, me Shqipërinë dhe me të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë , duke vendosur kështu kufijtë përfundimtarë të Evropës.

Përfundimi i zgjerimit është në fakt edhe elementi që do të na detyronte të ndryshonim funksionimin e institucioneve tona, për të cilat kemi aq shumë nevojë.

Evropa është kaq e nevojshme, por ecën aq ngadalë, sa duhet të shpresojmë se gjithçka do të përfundojë për nipërit tanë”, është shprehur Prodi për mediat italiane.

Aktualisht integrimi i Shqipërisë ka mbetur pezull për shkak të vetos së Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, pasi Brukseli kërkon që Tirana dhe Shkupi të ecin së bashku drejt integrimit.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia