close
Bota

ROMË: MARINA ITALIANE NXJERRË TRUPAT E QINDRA REFUGJATËVE NGA MESDHEU

457C7BC8-E71D-40CC-A1F4-FF0423620FFE_w987_r1_s

Përfundimisht janë nxjerrë trupat e 675 viktimave që e kanë humbur jetën nga mbytja e një anije, që konsiderohet edhe si një prej tragjedive më të rënda në Mesdhe, ka njoftuar marina italiane më 14 korrik. Anija e peshkimit është përmbysur në bregdetin e Libisë në prill të vitit të kaluar.

Për arsye logjistike, copat e anijes nuk ka qenë e mundur të nxirren nga shtrati i detit deri para dy javësh, kur ato janë dërguar në Sicili dhe zyrtarët më në fund kanë arritur që të kenë qasje në brendi të tyre ku shumë refugjatë kanë mbetur të ngujuar. Aty marina italiane ka gjetur mbetjet mortore të 458 personave. Pjesa tjetër janë gjetur më parë në breg të detit, ndërsa numri i plotë i të vdekurve tani është 675. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia