close
Vendi

ROMËT: PËRMENDORE PËR GJENOCIDIN GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Flagge der Roma

Mijëra romë nga Maqedonia e Veriut gjatë luftës së dytë botërore janë deportuar në kampet naciste të vdekjes, por kjo pjesë e historisë ende llogaritet si pak e hulumtuar, e pa shënuar, për cka shumë njerëz e vlersojnë si “kapitull të refuzuar nga Hollokausti”. Bastisja e romëve është kryer më 2 gusht 1943, sot është shënuar me thirrje që qeveria të ngrejë përmendore në nder të kësaj faqeje historike dhe ti kushtohet më shumë përkushtim integrimit të plotë të romëve në vend. Edhe përkrah arsimimit, romët janë objekt diskriminimi-thonë aktivistët.

“xhelem xhelem” përmes violinës së muzicientit akademik Husein Zekir sot nga sheshi I Shkupit tingëlloi trishtë në kujtim të viktimave-mijëra romë, bashkëqytetarë të Shkupit, të cilët gjatë luftës së dytë botërore nga ana e aleatëve gjerman, u deportuan në kampet naciste të vdekjes. Kjo është një pjesë e heshtur e historisë e cila meriton më shumë vëmendje, theksojnë aktivistët romë.

“Nga Maqedonia, analizat tregojnë se më së shumti romë janë deportuar nga Shkupi, Kumanova, Manastiri-Bairi dhe nga Prilepi. Gjithsejt, nga të dhënat që I kemi nga analizat, numri shkon mbi 8000 romë, por humbasin gjurmë. Fillimisht janë cuar në Kroaci, më vonë humbin dokumentet”,tha Elezovski.

Natën mes 2 dhe 3 gushtit, janë vrarë rreth 3000 romë, thonë tekstet e pakta shkencore për këtë pjesë të hollokaustit. Dëshmitarë pothuajse nuk ka, thotë Zejnell Kurteshi, gjyshi I të cilit e ka humbur jetën në kampet gjermane. Ai sot ka një mesazh për gjeneratat e reja:

“Duam që fëmijët dhe nipërit tanë të mësojnë, të arsimohen. Jo të mbeten në rrugë. Cfarëdo shkolle qoftë, do kulturohen, edukohen, do sillen mirë dhe do ti’a dalin”,tha Kurteshi.

Shoqëruesi I tij, pjesmarrës në ceremoninë e sotshme në sheshin e Shkupit Vardar, gjithashtu mendon se celësi qëndron te arsimi por edhe te inkuadrimi dhe mosdiskriminimi:

“ne nuk na shohin si njerëz, na llogarisin për asgje dhe asnjë..

Pyetje: mendoni se ende ka diskriminim?

“popo ka, cdo herë ne mbesim të nënvlersuar, të përulur, na shohin si ferrë në sy, barazia qëndron vetëm në libra dhe në gojat e disave por në vepra, nuk ka asnjë vepër..

Pyetje: vallë të rinjtë luftojnë mjaftueshëm që të dalin në sipërfaqe, të arsimohe

“kemi të rinj të cilët sot janë mirë të arsimuar, por edhe më të moshuar si ne, gjenerata ime, unë jam I arsimuar, kam punuar në gjykatë, atje u pensionova, kam qëndruar me njerëz të ngritur, ata më dhanë shtysën të arsimohem. Por edhe pse I arsimuar, përsëri nuk jemi të dëshiruar mes tjerëve.

Në kujtim të viktimave sot mbi lumin Vardar u hodhën lule, si simbol se romët e rinj refuzojnë të diskriminohen, kërkojnë njohje të gjenocidit dhe vendosje të përmendores në Maqedoni, si që është shënuar edhe për viktimat tjera gjatë luftës së dytë botërore. Në vitin 1982 autoritetet gjermane I pranuan krimet e bëra ndaj romëve gjatë luftës së dytë botërore. Tre dekada më vonë kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin e promovoi bustin dedikuar gjenocidit ndaj romëve./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia