close
Sport

Ronaldo kërkon falje publikisht pas incidentit me telefon

1030236-ronaldo-phone-810×455

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka kërkuar falje publike pas incidentit me telefon.

Humbja e Manchester United ndaj Everton, zemëroi të gjithë lojtarët e ‘Djajve të Kuq’.

Por Ronaldo, nuk arriti të ndal zhgënjimin e tij pas ndeshjes.

Portugezi theu telefonin e një tifozi të Everton, pas përfundimit të lojës, pasi ai ishte duke e incizuar lojtarin.

Por ylli i Manchester United, tashmë është penduar për sjelljen e tij ndaj tifozit.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka kërkuar falje për incidentin dhe e ka ftuar djaloshin ta shikojë një ndeshje të United, në ‘Old Trafford’.

“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një lojë në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”, ka shkruar Ronaldo, përcjell lajmi.net

Pas humbjes befasuese ndaj Everton, United gjenden në pozitën e shtatë, me gjithsej 51 pikë të grumbulluara.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia