close
SportTë ndryshme

RONALDO SËRISH REZULTON POZITIV ME COVID-19, DO TË MUNGOJË NDAJ BARCELONËS

89B66E5F-BA7F-4501-B7CF-960D79CC8112

Cristiano Ronaldo nuk është shëruar nga COVID-19, dhe nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e nesërme mes Juventusit dhe Barcelonës, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Tifozët e futbollit nuk do të kenë mundësinë ta shohin përballjen e shumëpritur mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit të mërkurën mbrëma.

Gazetari i Goal.com për Juventusin, Romeo Argesti, ka njoftuar se Ronaldo do të mungojë kundër Barcelonës.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk është shëruar ende nga COVID-19.

Ronaldo kishte dalë pozitiv në COVID-19 para dy jave në grumbullim te Portugalia, dhe ende nuk ka arritur të shërohet. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia