close
Top LajmeVendi

RREGULLA TË REJA PËR UDHËTIMET DREJT BE-së

2020-04-23_European-Commission_PFS-scaled-1

Komisioni Europian ka prezantuar rregullat e reja për udhëtimet nga vendet e treta drejt Bashkimit Europian dhe brenda Bashkimit Europian. Në këtë rekomandim, të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Bashkimit Europian janë qartësisht të dekurajuara.

Të gjithë qytetarët ekstrakomunitarë si ata të Ballkanit Perëndimor që udhëtojnë drejt Bashkimit Europian duhet të kryejnë një testim 72 orë para udhëtimit dhe të paraqesin një tampon negativ. Shtetet anëtare mund t’u kërkojnë udhëtarëve edhe një testim në mbërritje dhe detyrimin e karantinimit me 14 ditë, nëse ata aplikojnë të njëjtat rregulla për shtetasit e tyre që kthehen nga këto shtete. Në rregullat e reja është përfshirë dhe detyrimi për të përmbushur formularin e lokalizimit të pasagjerit për udhêtimet drejt BE-së. Rekomandimi i ri i Komisionit Europian është prezantuar në një konferencë për shtyp nga komisioneri për drejtësinë Didiers Reynder dhe komisionerja për çështjet e brendshme, Ilva Johansson:

ILVA JOHANSSON, KOMISIONERE PËR PUNËT E BRENDSHME

“ Sot po prezantojmë rregulla të reja, që përshfijnë testimin e të gjithë udhëtarëve që mbërrijnë në Bashkimin Europian, përfshirë ata që kryejnë udhëtime të domosdoshme. Për çfarëdolloj udhëtimi drejt Bashkimi Europian nevojitet testimi PCR të kryer 72 orë para udhëtimit. Nëse bëhet fjalë për një udhëtim jo i domosdoshëm, nuk duhet të vijnë. Nëse bëhet fjalë për udhëtim të domosdoshëm, udhëtimi është i mundur, por së pari me njê testim paraprak me tampon negativ . Shtetet anëtare janë të lejuara që të ushtrojnë masa shtesë për karantinë, apo testime të shpejta me të mbërritur në territorin e tyre”

Udhëtimet e domosdoshme vazhdojnë të vijojnë. Në këto kategori futen famimjarët e rezidentëve të Bashkimit Europian apo atyre që kanë një lejeqëndrimi afatgjatë, personat që udhëtojnë për punë, punêtorët ndërkufitarë  dhe studentët.

ILVA JOHANSSON, KOMISIONERE PËR PUNËT E BRENDSHME

“Eshtë e rëndësishme, që ne të mbajmë udhëtimet e domosdoshme edhe pse nevojitet testimi para udhëtimit. Udhëtimi i rezidentëve të BE-së, ose atyre me rezidencë afatgjatê dhe familjarëve të tyre mbetet i domosdoshëm. Dashuria është e domosdoshme. Ashtu si dhe për punëtorët ndërkufitarë, apo pilotët. Kêto kategori duhet të udhëtojnë lehtësisht edhe me rregullat e reja”.

Që një vend i Ballkanit Perëndimor të vendoset te lista e vendeve që nuk kanë kufizime për udhëtimet drejt Bashkimit Europian duhet të përmbushë 3 kritere. Së pari, jo më shumë se 25 raste të reja për 100 mijë banorë në dy javët e fundit. Së dyti, përqindja e testimit duhet të jetë më shumë se 300 testime në 7 ditët e fundit për 100 mijë banorë si dhe përqindja e rasteve pozitive me COVID-19 të mos jetë më e lartë se 4% në 7 ditët e fundit. Për udhëtimet brenda Bashkimit Europian, ekzekutivi europian propozon gjithashtu edhe një ngjyrë të re në hartën epidemilogjike europiane, për zonat me rrezikshmëri të lartë, të kuqe të errët. /Erisa Zykaj – TvKlan Bruksel/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia