close
Sport

Rregullat e reja në futboll: Ndeshjet në ‘Katari 2022’ do të zgjasin kaq minuta

Katar 2022

Rregullat e futbollit si duket do të ndryshojnë këtë vit, si rrjedhojë e ankesave të shumta në zhagitjen e lojës.

Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino po mendon për ndryshimet që do të bëhen në futboll, shkruan Periskopi.

Infantino po punon sa më shumë në lidhje që Botërori i Katarit të shkojë në mënyrë të rregullt.

Dhe, zvicrano-italiani po mendon edhe për ‘kohën e vdekur’, e cila po i kushton shumë futbollit.

Koncepti prapa arsyetimit është se tifozët paguajnë për të parë futboll 90 minuta, jo për 50 minuta efektivë të lojës.

Për ta futur ‘kohën efektive’, megjithatë, nevojitet modifikimi i rregullores nga ana e IFAB.

Dhe më pas, rruga praktike është ajo që të kursehet kohë, ka thënë ai për “Corriere dello Sport” derisa qëndroi në Itali për të marrë pjesë në ngjarjen kushtuar Artemio Franchit.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia