close
Bota

RRETH NJË MIJË ZJARRFIKËS SHUAJNË ZJARRIN NË PORTUGALINË QENDRORE

rzxir87yohjrrlhixr7k

Rreth 1.000 zjarrfikës dhe 15 aeroplanë zjarrfikës janë përfshirë në shuarjen e stihisë së zjarrit në pjesën qendrore të Portugalisë. Zjarri ka shpërthyer në afërsi të Proenca e Nova, 200 kilometra në veri të Lisbonës. Sipas zjarrfikësve, rrethanat e vështira gjatë shuarjes së zjarrit janë erërat e forta dhe vegjetacioni specifik që shumë shpejt digjet.

Më shumë se 20 persona janë evakuuar për shkak të zjarrit që shpërtheu të dielën, derisa pesë zjarrfikës janë lënduar pasi është përfshirë në flakë automjeti i tyre. Para tre viteve 106 persona humbën jetën në dy zjarre më mëdha në këtë shtet./Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia