close
Vendi

RRITEN ÇMIMET E DERIVATEVE TË NAFTËS

Benzina

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 03.01.2022, miratoi vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit.

Çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të
transportit janë:
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 75,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 77,00 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 65,50 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 65,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 40,210 (denarë/kilogram)

Në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje te benzina për 4,218 %, te nafta për 3,934%, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 4,093 %, ndërsa te mazuti ka ulje për 3,052%./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia