close
Ekonomi

RRITEN ÇMIMET E DERIVATEVE TË NAFTËS

Screenshot_5

Çmimet e derivateve të naftës dhe benzinës nga mesnata do të shtrenjtohen, me çka çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të rriten për 1,50 denarë për litër.

Në marrëdhënie me vendimin e fundit prej 08.07.2019 me këtë rritje EUROSUPER-95 do të bëhet 70,50 denarë për liter, ndërsa EUROSUPER-98 do të kushtojë 72,50 denarë për litër.

Derisa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rriten për 1.00 denarë për litër, me çka çmimi me pakicë do të kushtojë 62,00 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lirë për amvisëri 51,50 denarë. /Klan Macedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia