close
Vendi

RRITEN ÇMIMET E PRODUKTEVE USHQIMORE

D262A1B6-6581-4899-84F0-DB6D55170C88

PËR NEVOJAT THEMELORE DUHEN 34.342 DENARË


Enti Shtetëror për Statistika ka evidentuar rritje të harxhimeve jetësore. Sipas të dhënave të publikuara për Gushtin, rritje të çmimeve shënohen tek produktet ushqimore, tek perimet rreth 15%, mishi me 0.9%, buka dhe drithërat për 0.7% e kështu me radhë.

Për nevojat themelore brenda një muaji, një familjeje I duhen 34.342 denarë, por nëse familja ka edhe një nxënës harxhimet rriten për rreth 8.000 denarë – ka llogaritur Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

E gjithë kjo që u tha më lart, reflektohet edhe në Tregun e Gjelbërt në Tetovë, ku fuqia blerëse nga viti në vit, shënon rënie.

“Të interesuar ka mjaft – por blerës ka shumë pak. Malli është shtrenjtë, tregu sivjet është katastrofë”

“Çmimet janë katastrofë. Gjithçka është shtrenjtuar, ushqimi, tregu I gjelbër”

“E marrim shtrenjtë nuk shitet dhe pastaj e shesim nën çmimin”

“Populli nuk ka para, shumë dobët është. Vjet ka qenë më lirë, sivjet më shtrenjtë, por shitje ka pak”

“Unë mendoj se mirë janë çmimet, nuk janë të larta, janë mesatare”

 

Por, duket se pensionistët e Zvicrës, nuk e ndjejnë aspak rritjen e cmimeve dhe të harxhimeve jetësore.

“Unë jam I kënaqur, pasi kam pensionin e Zvicrës, kurse ata që janë këtu – mjerë ata”

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thotë se gjatë periudhës së kaluar vërrehen rritje të pagave. Duke u thirrur në të dhënat zyrtare për Korrikun e këtij viti, nga kjo Ministri thonë se paga – neto është rritur për 1.309 denarë krahasuar me Korrikun e vitit të kaluar.

Paga minimale në vend është 15.194 denarë. Harmonizimi I ri pritet në Mars të vitit të ardhshëm. Gjatë harmonizimit parasysh merren tri parametra – një e treta e rritjes së pagës së paguar mesatare, një e treta e rritjes së indeksit të harxhimeve jetësore dhe një e treta e rritjes reale të Bruto Prodhimit Vendor. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia