close
Top LajmeVendi

RRITEN INFEKTIMET E REJA – ÇDO I KATËRTI POZITIV ME COVID-19

infektivna-kovid-ambulanta-korona-virus-1

NË RRITJE EDHE RIINFEKTIMET – BIE INTERESIMI PËR VAKSINIM


Për tri ditë me radhë shifrat e infektimeve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut po rriten në mënyrë dramatike, me thuajse nga dy mijë raste në ditë. Për vetëm tre ditë janë evidentuar 5.651 raste të reja, nga të cilët çdo I katërti rezulton pozitiv me variantin “Omicron”.

Rritja enorme e rasteve të reja nisi pas festave të fundvitit, kurse shqetësuese paraqitet edhe numri I viktimave. Nëse të Mërkurën pati vetëm tri viktima, një ditë më pas – të Enjten u evidentuan tetë të tjerë duke e çuar në 8.070 numrin total të viktimave që nga fillimi I epidemisë.

Të dhënat e autoriteteve të shëndetësisë flasin se mbi 30% e të testuarve rezultojnë pozitiv me COVID-19. Nuk janë të mbrojtur as edhe ata që një herë e kanë kaluar covidin. Gjatë së enjtes u evidentuan 207 riinfektime, kurse të mërkurën 173.

Varianti “Omicron” po mbush ambulancat, kurse kjo konfirmohet me të dhënat e MSH-së që thonë se 70% e infektimeve janë me këtë virus, që është shpërndarë në 12 qytete.

FIKRET VISHNIQ – MJEK NË AMBULANCË

“Kemi edhe pacientë që janë në izolim shtëpiak. Nuk është I madh numri I tyre, për shkak se çuditërisht situata është e qetë. Pacientët kanë simptoma të gripit sezonal, por në testimet PCR dalin pozitiv”

Derisa infektimet e reja shënojnë rritje, procesi I imunizimit lë shumë për të dëshiruar. Interesimi është shtuar vetëm për dozën e tretë.

 

DRITA ZIBERI – INFERMIERE, SHTËPIA E SHËNDETIT-TETOVË

“Të interesuar për dozën e parë ka më pak të interesuar, për rivaksinimin situata është e njëjtë, kurse interesimi më I madh është për dozën e tretë”

Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit, mbetet e pasigurtë nëse do të vazhdohet pushimi dimëror për nxënësit ose do të fillojë më 20 Janar.

Komisioni për Sëmundje Infektive gjatë periudhës së ardhshme duhet të prononcohet rreth propozimit për shkurtimin e izolimit për rastet asimptomatike, por edhe nëse gjysmëvjetori I dytë do të vazhdojë nga distanca ose me praninë fizike të nxënësve. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia