close
Bota

Rritet inflacioni në Turqi

0bd80000-0aff-0242-efb3-08d9aa8afe61_cx0_cy9_cw0_w1023_r1_s

Niveli i inflacionit në Turqi arriti në pothuajse 70 për qind në muajin prill, thuhet në të dhënat e publikuara më 5 maj. Ky nivel i lartë i inflacionit paraqet një sfidë të madhe për Qeverinë e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit për 69.97 për qind në prill, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo paraqet rritje pasi, sipas të dhënave të agjencisë kombëtare të statistikave, në Turqi çmimet e konsumit në mars kishin qenë 61.14 për qind./REL

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia