close
Top LajmeVendi

RRITET NIVELI I VARDARIT NË AERODROM – INSTITUCIONET NË TERREN

3-ЦУК Ангелов зголемен водостој Вардар во Аеродром 17 01 2022 (19) (1)

Pas njoftimeve përmes telefonit në numrin 195, por edhe tek Drejtori I QMK-së, Stojançe Angelov, se në Komunën Aerodrom, tek ura në ndërtim e sipër, afër hotelit “Rusia”, niveli I lumit Vardar është rritur në mënyrë drastike, QMK-ja konform procedurave, ka kontaktuar me personat përgjegjës të Qytetit të Shkupit, Komunës Aerodrom, MPB-së dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe subjektet tjera të Sistemit për Menaxhim me Kriza.

Sic thuhet në një komunikatë nga QMK-ja, është kërkuar që kompetentët menjëherë të dalin në terren në vendngjarje që të bëhet vlerësimi adekuat për të reaguar.

Institucionet janë në terren, kurse vendin e ngjarjes personalisht e ka vizituar Drejtori, Stojançe Angelov. Njëkohësisht janë thirrur edhe kompetentët nga firma realizuese të projektet që të deklarohen lidhur me nevojën për ndërmarrjen e masave adekuate për tejkalimin e problemit dhe nëse ka nevojë edhe me mënjanimin e pengesave të pjesërishme nga ana e djathtë të shtratit të lumit, si dhe me aktivitetet shtesë preventive./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia