close
Top LajmeVendi

RRITET NUMRI I TË INFEKTUARVE KSI REKOMANDON ZGJERIMIN E KAPACITETEVE SPPITALORE

Ministerstvo-za-zdravstvo

Në mledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive në të cilën mori pjesë Ministri i Shëndetësisë, doktor Bekim Sali, u analizua gjendja aktuale epidemiologjike me Covid-19 në vend. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të të sëmurëve dhe me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve spitalore, Komisioni ka rekomanduar që Klinikat që paraprakisht kanë punuar si Covid-qendra në kuadër të fazës së parë, Klinika për sëmundje të lëkurës dhe Klinika e Neurologjisë në Shkup në  ditët në vazhdim të vazhdojnë të punojnë si Covid-qendra dhe të hapet repart shtesë Covid në Spitalin “8 Shtatori”. Në lidhje më këtë të tria institucionet shëndetësore publike janë njoftuar menjëherë me qëllim që të ndërmerren të gjitha aktivitetet e domosdoshme.

Në përputhje me raportet ditore nga repartet infektive dhe qendrat Covid, për momentin janë të hospitalizuar gjithsejt 573 persona, prej të cilëve 180 në Shkup dhe 393 persona në repartet infektive në vend.

Në të njëjtën kohë Ministria e Shëndetësisë i ka obliguar Klinikat Universitare, Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkulozë, Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkulozë te fëmijët Kozle-Shkup dhe Spitalin e Specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori”, që gjatë rritjes së numrit të të sëmurëve, ndërsa të cilët kanë nevojë për hospitalizim, të jenë të përgatitura në aspekt organizativ për zbatimin e trajtimit shëndetësor të pacientëve të sëmurë me Covid-19. Në raport të personelit mjekësor, institucionet shëndetësore publike janë njoftuar dhe janë të obliguara të caktojnë kuadër medicinal për kyçje në punë në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile (motra medicinale dhe teknikë Medicinalë).

Gjithashtu, Komisioni për Sëmundje Infektive, duke e ndjekur gjendjen epidemiologjike, ka rekomanduar fillim të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2021 – 2022, mësimi të zhvillohet me prezencë fizike të të gjithë nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm me respektim të masave preventive dhe protokolleve./KlanMacedonia//

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia