close
Vendi

RRITET NUMRI I TË INFEKTUARVE NËPËR ÇERDHET

640BFC67-5D03-424A-AF79-DEED5A54E1F9

Nga 9 Shtatori kur u hapën Cerdhet e Fëmijëve e deri më sot, janë regjistruar 15 fëmijë dhe 44 punonjës të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Për momentin 44 të puënsuar dhe rreth 190 fëmijë janë në izolim – ka njoftuar Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. Sipas epidemiologëve, fëmijët janë infektuar në shtëpitë e tyre.

Nga ana tjetër, dy javë pas fillimit të vitit të ri shkollor, në shkollat ku mësimi zhvillohet me prezencë fizike janë evidentuar 9 nxënës dhe 13 mësimdhënës të infektuar me COVID-19 – ka njoftuar Ministrja e Arsimit Milla Carovska, duke siguruar se procesi mësimor nga distanca zhvillohet pa probleme. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia