close
Bota

RRITET NUMRI I VATRAVE TË ZJARRIT NË AUSTRALI

029EA889-2172-4630-A11E-3A03674221BB_w1023_r1_s

Autoritetet australiane thonë se një numër “i paparë” i zjarreve kanë kërcënuar shtetin e Uellsit të Ri Jugor. Më shumë se 90 vatra zjarri janë shënuar në të gjithë vendin. Zjarret – shumë në zonat e prekura nga thatësira – po përkeqësohen nga erërat dhe nxehtësia deri në 35 gradë Celsius. Në disa vende raportohet për njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre, derisa ekuipazhet e shpëtimit janë të paaftë për të shkuar aty, për shkak të fuqisë së zjarreve. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia